UEFA ua heq të drejtën italianëve që të organizojnë finalen e Ligës së Kampionëve 2027
23/10/2024
Finalja e Ligës së Kampionëve e vitit 2027 nuk do të organizohet nga një stadium italian pasi “San Siros” iu hoqën të drejtat, ndërsa “Stadio Olimpico” u tërhoq nga gara. Një nga ndeshjet më të mëdha në kalendarin e futbollit ishte caktuar të zhvillohej në “San Siro” të Milanos në maj 2027.Megjithatë, të drejtat u hoqën për shkak të pasigurisë së vazhdueshme mbi statusin e arenës, pasi Milani dhe Interi janë rikthyer në negociata për të ndërtuar një stadium të ri, aty afër në parkun e makinave.


