")
Please enter at least 3 characters.

UEFA tregon arsyen e dënimit të Manchester Cityt

2020/02/GettyImages-1019316212.jpg
246:"MANCHESTER, ENGLAND - AUGUST 19: Manchester City flag is seen during the Premier League match between Manchester City and Huddersfield Town at Etihad Stadium on August 19, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka marre një goditje të rëndë nga UEFA. Qeveria e futbollit evropian e ka përjashtuar klubin anglez, kampion në fuqi në Ligën Premier për dy vite nga kupat e Evropës (Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës), si dhe e ka gjobitur 30 milionë euro për thyerje të rregullave të Fair Play Financiar.

Një vendin ky shumë i ashpër për skuadrën që drejtohet nga Pep Guardiola, e cila nuk do të ketë mundësi të luajë në Ligën e Kampionëve për dy vitet e ardhshme.

Sikurse kanë njoftuar UEFA, klubi anglez të ta drejtë ta apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. UEFA, ndërkohë, nuk do ta komentojë më tej këtë vendim në këtë fazë.

Në qëndrimin e UEFA-s për këtë çështje, shkruhet:

“Pas një seance dëgjimore të mbajtur më 22 janar 2020, Dhoma Gjykuese e Organit të Kontrollit Financiar të Klubit UEFA (CFCB), i kryesuar nga José da Cunha Rodrigues, ka njoftuar sot Manchester City-n për vendimin përfundimtar për rastin që u referua nga hetuesi i CFCB".

"Dhoma Gjykuese, duke marrë në konsideratë të gjitha provat, ka zbuluar se Manchester City ka bërë shkelje serioze të rregullave të licencimit të klubit në UEFA dhe të “Fair Play-it Financiar”, duke tejkaluar të ardhurat e sponsorizimit në llogaritë e tij dhe në informacionet e paraqitura në UEFA mes viteve 2012 dhe 2016".

"Dhoma Gjykuese gjithashtu ka konstatuar se në kundërshtim të rregullave klubi dështoi të bashkëpunonte në hetimin e kësaj çështjeje nga CFCB".

"Dhoma Gjykuese ka vendosur masa disiplinore për Manchester City-n, përjashtimin nga pjesëmarrja në garat e UEFA-s në dy sezonet e ardhshme (d.m.th. sezonet 2020/21 dhe 2021/22) dhe të paguajë një gjobë prej 30 milionë eurosh”. /Telegrafi/