Please enter at least 3 characters.

UEFA e dënon me para dhe një ndeshje moslojë Bellinghamin, por vendimi ka një 'trik' në favor të anglezit

2024/07/bellingham.jpg

UEFA ka bërë një kthesë të madhe ndaj sanksionit të Jude Bellingham pas gjestit të tij të papërshtatshëm kundër Sllovakisë në Euro 2024.

Bellingham shpëtoi Anglinë në ndeshjen e 1/8-tës kundër Sllovakisë, pasi shënoi një gol mahnitës në stilin biçikletë për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Gjatë festimit të golit, ai mesa duket ka drejtuar një gjest nga stoli i Sllovakisë.

Pas fitores 2-1, superylli i Real Madridit u shfaq në rrjetet sociale për të sqaruar gjestin e tij.

Pas një hetimi të UEFA-s, Bellingham fillimisht iu dorëzua një gjobë monetare - me vlerë 30,000 euro.

Por, tani UEFA i ka dhënë Bellinghamin edhe një dënim me një ndeshje moslojë për 'shkeljen e rregullave bazë të sjelljes së denjë'.

Megjithatë, pezullimi i tij është i vlefshëm për një vit, kështu që ai do të mund të luajë kundër Zvicrës të shtunën në çerekfinale. /Telegrafi/