Please enter at least 3 characters.

U vet-plagos me armë në këmbë, policia arreston prishtinasin

2023/02/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë. I njëjti kishte kërkuar trajtim mjekësor, për shkak se ishte vet-plagosur me armë në këmbë.

“Është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në rast. Pas trajtimit mjekësor i dyshuari është arrestuar”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/