Please enter at least 3 characters.

U përfol për shtatzëni, por Rihanna vetëm është shëndoshur me disa kilogramë më shumë (Foto)

2018/01/rih3.jpg
305:"NEW YORK, NY - JANUARY 28: Recording artists Rihanna (C) and Kendrick Lamar (R) accept Best Rap/Sung Performance for 'Loyalty' from Tony Bennett (L) onstage during the 60th Annual GRAMMY Awards at Madison Square Garden on January 28, 2018 in New York City. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for NARAS)
22:"Getty Images for NARAS

Këngëtarja Rihanna i ka marrë me shumë sportivitet spekulimet rreth shtatzënisë së saj.

Fakti që u shfaq me fustan të ngushtë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve "Grammy", bëhet që ajo të përflitet kinse është shtatzënë.

Dyshimi erdhi nga fansat, kur në skenë vërehej barku i saj i rrumbullakosur, kjo falë fustanit.

Megjithatë, lajmi për shtatzëninë e saj del të jetë i pa vërtetë, dhe këtë e pohojnë burimet pranë këngëtares.

Rihanna (Getty Images)

“Në këto raste, e tëra që mund të bëjë Rihanna është të qesh pak me thashethemet rreth shtatzënisë, dhe t’i injorojë ato. Ajo nuk është shtatzënë dhe s’po përpiqet të bëjë fëmijë”, është shprehur burimi i afërt me këngëtaren për Hollywoodlife.com.

Muajve të fundit ajo ka rënë në sy për peshën e saj, ndërsa shtimin e kilogramëve nuk e sheh si pengesë, madje është e kënaqur me format trupore. /Telegrafi/