Please enter at least 3 characters.

U largua nga Kosova me bashkëshortin dhe dy fëmijët dhe iu bashkua ISIS-it, Prokuroria i ngrit aktakuzë

2019/04/Siria.jpg
650:"BAGOUZ, SYRIA - FEBRUARY 11: Women who have fled fighting in Bagouz look out the back of a truck after stopping at a point on the road so members of the press could interview them before being transported to a camp after they were screened by members of the Syrian Democratic Forces (SDF) at a makeshift screening point in the desert on February 11, 2019 in Bagouz, Syria. Civilian numbers fleeing fighting have increased in recent days after the beginning of a final operation by the US-led coalition and the Syrian Democratic Forces (SDF) to oust ISIS from Bagouz the last village held by the extremist group. (Photo by Chris McGrath/Getty Images)
12:"Getty Images

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër V.B., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.

“Prokuroria Speciale njofton se e pandehura V.B. me qëllim për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste “ISIS” dhe "AL-Nusra” në Siri dhe Irak, më 26.09.2014 duke vepruar me dashje dhe dijeni për veprimet e veta, është larguar nga Kosova, duke kaluar përmes pikës kufitare të Hanit të Elezit në drejtim të Shkupit- Maqedonia Veriut, me pasaporte të Kosovës, së bashku me dy fëmijët e sajë dhe bashkëshortin.

Nga Aeroporti i Shkupit kanë udhëtuar drejtë Stambollit dhe më tutje drejtë Sirisë, ku pas bashkimit në grup terrorist, burri i saj E.H, është vrarë me datën 30.04.2015 në Siri, kurse e pandehura ka qëndruar atje deri në kohën kur është deportuar në Kosovë me datën 20.04.2019,-

Me këto veprime e pandehura V.B. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/