Please enter at least 3 characters.

Tyron Woodley theu brinjën në duelin e UFC-së ndaj Colby Covington dhe këtë e dëshmon fotografia rëntgenit

2020/09/Tyron-Woodley-2-1.jpg

Tyron Woodley ka konfirmuar se ka pësuar frakturë në brinjë gjatë disfatës nga Colby Covington.

38-vjeçari i humbi të pesë raundet nga rivali i tij në kuadër të UFC Apex gjatë fundjavës që lamë pas në Las Vegas.

Ai vërehej edhe gjatë meçit se kishte dhimbje të dukshme, ndërsa momenti agonizues erdhi në raundin e pestë.

(Foto: Chris Unger/Zuffa LLC via Getty Images/Guliver)

Woodley është dëgjuar duke thënë se e ka lënduar brinjën, ndërsa ka qëndruar i shtrirë, teksa zyrtarët i janë afruar për ta ndihmuar.

(Foto: ESPN MMA)

Në një prononcim për ESPN, ylli i MMA ka pranuar lëndimin duke thënë se ka qenë dhimbja më e madhe që ka përjetuar ndonjëherë.

Për më shumë, është publikuar edhe imazhi i rëntgenit të Woodleyt që tregon brinjën e thyer. /Telegrafi/