Turqit kundër, shqiptarët e Maqedonisë pro Erdoganit!!! (Video)
“Gjithmonë do të jemi pranë të nderuarit Erdogan, liderit të rajonit, ai që bëri të pamundurën në Turqi, njeriu që nuk interesohej vetëm për problemet e vendit të tij, por interesohej për së afërmi edhe për problemet e të afërmve të farefisit”, tha Fuad Haxhitaip, kryetar i forumit rinor TDP, transmeton Alsat-M.
Në Gostivar, përveç mbështetësve nga e gjithë Maqedonia kishin ardhur edhe pjesëtarë të Partisë Demokratike Turke të Kosovës.
Protesta u organizua nga disa organizata joqeveritare të organizuara në Këshillin “Platforma për mbështetjen e Turqisë”, me qëllimin mbështetjen e kryeministrit turk, i cili është përballur deri sot me protesta masive të të rinjve turq, transmeton Zhurnal.
Përpara të tubuarve, organizatorët e protestës kanë lexuar në tri gjuhë komunikatën e përbashkët, me të cilën është shprehur mbështetja për politikat e kryeministrit aktual të Turqisë, por dhe falënderimi për përkrahjen turke ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. /Telegrafi/


