Please enter at least 3 characters.

Turqit bëjnë një gjë të jashtëzakonshme në stadium para ndeshjes me Kosovën (Foto)

2016/11/Yeni_Antalya_Stadyumu_-_23.6.15.jpg

Turqia dhe Kosova do të përballen sonte me fillim nga ora 18:00 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror ‘Rusi 2018’.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e ri të Antalyas, i cili ka një kapacitet prej 32 mijë ulëseve.

Federata e futbollit të Turqisë ka vendosur që në secilën ulëse të ketë nga një flamur kombëtar të Turqisë.

Kështu gjatë gjithë ndeshjes tifozët vendas përpos që do ta përkrahin Kombëtaren e tyre do të mbajnë edhe flamurët kombëtar në duar.
Kosova nuk do të jetë vetëm pasi shumë tifozë kosovar kanë udhëtuar nga vendi ynë për ta përkrahur Përfaqësuesen tonë. /Telegrafi/

Stadiumi në Antalya ku do të zhvillohet ndeshja Turqi - Kosovë, çdo ulëse në stadium ka nga një flamur kombëtar turk