Please enter at least 3 characters.

Trump nuk e pranon humbjen, pretendon se është fitues - thotë se i ka 71 milionë vota

2020/11/Biden-gains-ground-on-Trump-in-Georgia-and-Pennsyl1604660509-0.jpg

Donald Trump assesi të pranojë disfatën nga rivali i tij Joe Biden. Ai edhe njëherë bëri me dije se nuk do të heq dorë nga kërkesa për hetime mbi pretendimet e tij, se kinse ka pasur parregullsi dhe mashtrim në procesin zgjedhor.

Në një postim të bërë në Twitter dhe Facebook, Trump ka shkruar se i ka 71 milionë vota legjitime. Numër ky më i madhi ndonjëherë për postin e presidentit”, transmeton Telegrafi.

“71 milionë vota legjitime. Numri më i madh ndonjëherë për postin e presidentit”, ka shkruar Trump.

Në anën tjetër në shumicën e qyteteve të mëdha në SHBA është duke vazhduar festa e fitores së rivalit të tij Joe Biden, i cili sonte pritet t’i drejtohet kombit me një fjalim. /Telegrafi/