Trump është bërë edhe më popullor në parti pas akuzave
Donald Trump ka rritur mbështetjen brenda Partisë Republikane, pasi u njoftua se ai do të përballej me akuza për "paratë e fshehta", të paguara për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels përpara zgjedhjeve të 2016-ës.
Sondazhi tregon se 48 për qind e republikanëve duan që Trump të jetë kandidati presidencial i partisë së tyre, që është për katër për qind më shumë se dy javë më parë, transmeton Telegrafi.
Një sondazh i Reuters dhe Ispos tregon se 19 për qind e të anketuarve mbështesin guvernatorin e Floridës, Ron de Santis, që është një rënie prej 30 për qind krahasuar me muajin e kaluar.
Kandidatët e tjerë të mundshëm përpara republikanëve kanë një numër mbështetjeje njëshifrore. Bëhet fjalë për një sondazh të brendshëm i kryer menjëherë pas publikimi të lajmit se Trump do të përballet me akuza.
Donald Trump vlerësoi se është një persekutim politik pas Partisë Demokratike, e cila, siç tha ai, po përpiqet ta pengojë atë të kandidojë dhe të fitojë zgjedhjet për presidencën e SHBA-së. /Telegrafi/


