Please enter at least 3 characters.

Trump e shpall organizatë terroriste lëvizjen "Antifa"

Presidenti amerikan Donald Trump sinjalizoi veprime të reja kundër grupeve pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk, duke synuar lëvizjen antifashiste Antifa si një "organizatë terroriste".

Trump tha se ai po e "përcaktonte" lëvizjen si një organizatë terroriste.

"Unë gjithashtu do të rekomandoj fuqimisht që ata që financojnë Antifan të hetohen plotësisht në përputhje me standardet dhe praktikat më të larta ligjore", tha Trump.

Bëhet e ditur se Antifa është një lëvizje ideologjike e organizuar lirshëm pa një strukturë ose hierarki të qartë udhëheqëse, shkruajnë mediat e huaja.

Një ditë pasi prokurorët e Utah zbuluan akuza zyrtare kundër të dyshuarit në vrasjen e Kirk, nuk ka dalë asnjë provë që lidh 22-vjeçarin Tyler Robinson me ndonjë grup të jashtëm.

Mbeten gjithashtu pyetje rreth motiveve të tij të sakta.

Mirëpo, Trump dhe zyrtarët e lartë kanë fajësuar vazhdimisht grupet me prirje të majta për krijimin e një atmosfere armiqësie ndaj konservatorëve para vrasjes së Kirk.

Tani, Shtëpia e Bardhë po përgatit një urdhër ekzekutiv mbi dhunën politike dhe gjuhën e urrejtjes. /Telegrafi/