Please enter at least 3 characters.

Trump bën shaka pasi Sekretari i Shëndetësisë teshtin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, shkaktoi të qeshura gjatë një konference në Shtëpinë e Bardhë, kur Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr teshtiu pranë tij.

Ai iu drejtua me shaka: “Zoti të bekoftë, Bobby. Shpresoj të mos e kam marrë Covid këtu”.

Trump më pas iu kthye CEO-s së Pfizer, Albert Bourla, duke kërkuar me humor një dozë Paxlovid.

Konferenca kishte në fokus planin për uljen e çmimeve të barnave dhe marrëveshjen me Pfizer.

Kompania farmaceutike ka siguruar një periudhë trevjeçare pa tarifa doganore, ndërsa Trump prezantoi platformën “TrumpRx” për blerjen direkte të ilaçeve.

Ai deklaroi se ilaçet do të shiten më lirë në SHBA, duke e quajtur këtë një hap historik për qytetarët amerikanë. /Telegrafi/