Please enter at least 3 characters.

Tronditet Arsenali, lëndimi i Odegaard është i rëndë - do t'i humbas së paku shtatë ndeshje

2024/09/collage-11.jpg

Arsenali është tronditur pasi kapiteni i tyre Martin Odegaard pësoi një lëndim në ndeshjen me Kombëtaren e tij Norvegjinë përballë Austrisë.

Mesfushori norvegjez e lëshoi fushën me lot në sy dhe dukej se lëndimi është i rëndë.

Martin Odegaard mund të marrë deri në gjashtë javë ose më shumë për t'u rikuperuar nga ndrydhja e kyçit të këmbës.

Kjo do të thotë se kapiteni i Arsenalit mund të jetë jashtë deri në mes të tetorit, gjë që do të ishte katastrofike për klubin.

Këtu është një listë e ndeshjeve që ai mund të humbasë deri atëherë.

Tottenham - Arsenal - 15 shtator

Atalanta vs Arsenal - 19 shtator

Man City vs Arsenal - 22 shtator

Arsenal - Bolton - 25 shtator

Arsenal - Leicester - 28 shtator

Arsenal – PSG – 1 tetor

Arsenal – Southampton – 5 tetor. /Telegrafi/