Please enter at least 3 characters.

Trevjeçari rus sfidon në televizion kampionin e shahut Anatoly Karpov (Foto/Video)

2016/11/1-364.jpg

I ftohtë, përllogaritës, i përqendruar dhe aspak i frikësuar që gjendej përballë kampionit të botës në shah, Anatoly Karpov.

Dhe është vetëm 3 vjeç, Misha Osipov, por sfida – për të – e shekullit zhvillohet para projektorëve dhe para të gjitha telekamerave të programit televiziv të Kanalit të Parë rus, “Лучше всех!” (Më mirë nga të gjithë!).

Misha është aq i zoti sa për ta vënë në vështirësi Carin e shahut, i cili në fund i propozon që takimi të mbyllet në mënyrë të barabartë. Por i vogli nuk pranoi, është i bindur se mund t’ia dalë.

Kështu, pasi humbi për mungesë të kohës, reagon duke qarë për të gjetur ngushëllimin mes krahëve të mamasë së tij, transmeton gsh.

Me sedër si një lojtar i madh shahu, Misha, por nuk duhet harruar që është vetëm një fëmijë 3 vjeç.