Trepça nuk e mposht dot Llamkos Kosovën
Në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë ishin mbledhur qindra tifozë të Trepçës, si dhe një pjesë e vogël e atyre të Llamkos Kosovës, për t'i dhënë hijeshi këtij takimi.
Ndeshja filloi me një intensitet të lartë dhe me agresivitet të theksuar, gjë që e dëshmon edhe fakti se vetëm në pjesën e parë u përjashtuan dy lojtarë me karton të kuq. Së pari u përjashtua portieri i Llamkos Kosovës, Ridvan Beqiri, për ndërhyrjen e ashpër në Daut Maxhunin duke shkaktuar një penallti. Mirëpo, fatkeqësisht, Veton Shabani, e dërgoi topin lartë mbi portë.
Ndërsa, me dy kartonë të verdhë e një të kuq u ndëshkua edhe Fetahi i Trepçës, i cili bëri një ndërhyrje të rrezikshme.
Edhe në pjesën e dytë rrodhi pothuajse një epilog i njëjtë. Të dyja skuadrat patën raste shënimi, por asnjëra nuk arritën t’i konkretizojnë ato, dhe kështu u ndan pa gola.
Në ndeshjet tjera të zhvilluara, Hajvalia e ka mposhtur Drenicën me rezultat 4-1, Hysi e ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat të ngushtë 2-1, teksa edhe Drita ka barazuar pa gola me Besën.
Rezultatet e javës së parë të Raiffeisen Superligës:
Ferronikeli : Trepça ’89 0-4
Prishtina : Ferizaj 1-0
Trepça : Llamkos Kosova 0-0
Hajvalia : Drenica 4-1
Hysi : Fushë Kosova 2-1
Drita : Besa 0-0
/Telegrafi/


