Please enter at least 3 characters.

Trendi bizar i bukurisë, Victoria përdor krem të prodhuar nga gjaku i saj

2019/01/VictoriaBeckham1-2.jpg
198:"SANTA MONICA, CA - NOVEMBER 11: Victoria Beckham attends the People's Choice Awards 2018 at Barker Hangar on November 11, 2018 in Santa Monica, California. (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images)
12:"Getty Images

Victoria Beckham është e gatshme të marrë masa ekstreme kur është fjala për kujdesin për dukjen e saj.

Ish-anëtarja e "Spice Girls" ka shpenzuar 1.200 funte (1.359 euro) për një krem të prodhuar nga gjaku i saj.

Victoria Beckham (Foto: Gregg DeGuire/Getty Images/Guliver)

Dizjanerja e famshme e ka marrë këtë krem në një klinikë në Dusseldorf të Gjermanisë, ku e kishte dërguar edhe vazjën e saj, Harper, për një trajtim të fytyrës.

"Dr (Barbara) Sturm ma ka marrë gjakun dhe e ka krijuar faktorë shërues të prodhuar nga qelizat e mia që kanë efekt të madh anti-inflamator dhe regjenerues", ka shpjeguar 44-vjeçarja.

Victoria Beckham (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Gruaja e David Beckham ka pasur vetëm lëvdata për kremin e pazakontë, transmeton The Mirror.

"Pasi kam fjetur me të (që thithet për të mos u dukur qesharake apo të jetë e ngjitshme), lëkura ime duket për mrekulli".

"Është e superhidratuar dhe e pastër! dhe shumë e butë", ka shkruar Victoria në rrjetet sociale, ndërsa u ka bërë reklamë produkteve të ekspertes gjermane. /Telegrafi/