Trembëdhjetë të vrarë nga sulmi në Barcelonë
17/08/2017
Radioja e njohur katalunase, Cadena Ser, raporton se numri i viktimave nga sulmi terrorist në Barcelonë ka shkuar në 13.
Së paku 20 të tjerë janë plagosur, kur një furgon i ka shkelur njerëzit qëllimisht në rajoni Las Ramblas, në qendër të qytetit. Dy personat e dyshuar për sulmin raportohet se janë ngujuar në një restorant në afërsi.
Presidenti i Katalunisë i ka ndërprerë pushimet dhe është kthyer urgjentisht në Barcelonë. Shërbimet e transportit janë ndërprerë.


