Please enter at least 3 characters.

Tregtarët e Bit Pazarit në protesta kundër ligjit për licencat

2018/12/tezga-shkup.png

Tregtarët e Bit Pazarit kanë dalë sot në mëngjes në protesta, kundër ligjit të ri, me të cilin u kërkohen pagesa shtesë për licenca.

Ata kanë bllokuar rrugën kryesore tek ura e Bit Pazarit dhe kërkojnë që të largohet kushti për licenca, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga fillimi i këtij viti (1 janar) hyri në fuqi ligji, i cili parasheh që duhet të posedohet licencë për tezga në Shkup, si dhe ju pamundëson pensionistëve të posedojnë tezga./Telegrafi/