Tre të vdekur pas zjarrit në një fabrikë ushqimore pranë Trikalës, Greqi
26/01/2026
Tre persona u gjetën të vdekur dhe dy të tjerë rezultojnë ende të pagjetur të hënën pas një zjarri në një fabrikë ushqimore pranë qytetit të Trikalës në Greqinë qendrore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një zyrtar ka thënë se 13 persona ishin në fabrikë kur shpërtheu zjarri dhe tetë prej tyre kishin arritur të dilnin nga objekti.
Zyrtari theksoi se shkaku i zjarrit, i cili shpërtheu në orët e para të mëngjesit, nuk ishte i qartë.
Mediat lokale raportuan se një shpërthim i madh u dëgjua para zjarrit.
Rreth 40 zjarrfikës dhe 13 kamionë janë vendosur në fabrikë, ka bërë të ditur një zyrtar i zjarrfikësve. /Telegrafi/


