Please enter at least 3 characters.

Tre të lënduar pas një sulmi rus në Dnipro

2023/07/dnipro.jpg

Një bllok apartamentesh në qytetin ukrainas Dnipro është goditur nga një raketë ruse këtë mbrëmje, sipas një zyrtari lokal.

Oleksandr Bakumov tha në Telegram se shërbimet e urgjencës ishin mobilizuar në vendin e ngjarjes, transmeton Telegrafi.

“Shteti terrorist ka lansuar një sulme me raketa në një ndërtesë banimi shumëkatëshe", shkroi ai.

Sipas autoriteteve, tre persona mbetën të lënduar nga ky sulm.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë dëmet pas sulmit me raketë. /Telegrafi/