Please enter at least 3 characters.

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Novolan të Vushtrrisë

2021/05/Aksident-LAJMI-I-FUNDIT-2.png

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Novolan të Vushtrrisë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte rreth orës 19:30 është raportuar se në fshatin Novolan të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy  vetura, si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai. /Telegrafi/