Please enter at least 3 characters.

Tre gola në pjesën e parë në ndeshjen Shqipëri – Itali, golit të Ismjalit iu përgjigjën italianët me dy të tjerë

2022/11/1b0ecfd72e2ce1a290c81b88a7dc8da6o2.jpg

Shqipëria dhe Italia po zhvillojnë një ndeshje miqësore në ‘Albania Arena”, ku pjesa e parë është mbyllur 2-1 në të mirë të italianëve.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Giacomo Raspadori, por Etrit Berisha ishte në vend, ndërsa Nicolo Zanioli nuk e qoi në portë topin e kthyer.

Në minutën e 16-të, Shqipëria kaloi në epërsi. Një harkim i bukur në zonë nga Nedim Bajrami gjeti kokën e Ardian Ismjalit që shënoi për 1-0.

Por vetëm pas katër minutash Italia arriti të barazojë me Vicenzo Grifon që asistoi te Giovanni Di Lorenzo, i cili gjeti rrjetën për 1-1.

Italianët vazhduan sulmet për të gjetur golin e epërsisë i cili nuk vonoi.

Zhvillohej minuta e 25-të, kur Giacomo Raspadori asistoi te Grifo që shënoi për 2-1.

Pas tre golave të shpejtë, më minutat e fundit të pjesës së dytë ritmi i ndeshjes ra paksa me të dy skuadrat që ishin më të kujdesshme. /Telegrafi/