Traktori rrotullohet në baltë, shoferi shpëton në momentin e fundit (Video)
30:"© Mercury Press and Media Ltd
13/10/2017
Adam Gregory nga Karolina e Veriut të Shteteve të Bashkuara, po përpiqej të tërhiqte me traktor, veturën e mikut të tij që kishte ngecur në baltë.
Por, ai ka humbur kontrollin mbi 'Ford 2000' dhe është rrotulluar, duke rrezikuar që të merr lëndime serioze, transmeton Telegrafi.
Më poshtë mund të shihni momentin dramatik, kur lëvizja në baltën e dendur nuk shkoi si duhet dhe makina u kthye së prapthi. /Telegrafi/


