Trajneri i Viktoria Plzen i kërkoi lojtarëve ta ‘shënjestronin’ yllin e Man Utd pasi ishte ‘pika e tyre e dobët’
Trajneri i Viktoria Plzen ka zbuluar se ai i ka kërkuar lojtarëve të tij ta ‘shënjestronin’ pikën e dobët të Manchester United në duelin e Ligës së Evropës të enjten. United fitoi me përmbysje të rezultatit duke u bërë ekipi i parë që prej Barcelonës që mposhti Plzenin në terrenin e tyre, me Rasmus Hojlund që u fut nga banka për të shënuar dy gola.Për pjesën më të madhe të ndeshjes ishte një përballje me kushte të vështira për Unitedin, të cilët e gjetën veten në disavantazh pas golit të Matej Vydra për 1-0.Ky gol erdhi pasi Andre Onana u mundua që të luante nga mbrapa dhe e dha topin tek kundërshtari lehtësisht, gabim të cilin vendasit e shfrytëzuan për mrekulli.
“Po, kjo ishte taktika jonë. Iu thashë atyre që të godasin nga çdo mundësi që iu ofrohet, ndoshta jam i zhgënjyer me gjuajtjen e fundit, mund të kishte qenë më e mirë, por lojtari vendosi të godasë dhe kjo është ajo që është”, ka thënë Koubek.‘Djajtë e Kuq’ do të rikthehen në aksion të dielën kur ata do të përballen me rivalin lokal Manchester Cityn në një përballje të madhe në ‘Etihad Stadium’./Telegrafi/


