Please enter at least 3 characters.

Trajanov dorëzon propozimin për shpërbërjen e Kuvendit të Maqedonisë

2016/01/pavle-trajanov-mb-euml-shtet-aktin-e-ministrit-spasovski_2_hd.jpg

Deputeti dhe kryetari i Lidhja Demokratike e Maqedonisë, Pavle Trajanov, ka dorëzuar propozim për shpërbërjen e Kuvendit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Trajanov këtë propozim e jep për mundësinë e shpërbërjes së Kuvendit sot që të krijohen kushte Kushtetuese që zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor, ashtu si janë marrë vesh partitë politike në marrëveshjen e fundit, që e quajtën ''Përzhino 3''.

Sipas LD arsye tjera për zhagitjen e shpërbërjes së Kuvendit nuk ka, veç nëse Kuvendi diskuton për ligjet që lidhen me PSP-në./Telegrafi/