Tragjedia e “9 janarit”, familjarët protestë në Tiranë
09/01/2011
Shoqata “9 Janari” së bashku me shoqatën “Iliria” (Lidhja e Emigrantëve Shqiptarë) janë organizatorë të këtij tubimi. Pak ditë më parë, anëtarët e këtyre shoqatave dhe familjarëve të viktimave të tragjedisë së shënuar në fillimin vitin 2004, shpërndanë fletushka nëpër qytetin e Shkodrës. Ata bënin thirrje për të marrë pjesë në protestë.
Drejtuesit e shoqatës kërkojnë të sensibilizojnë strukturat përkatëse dhe t'u tregojë se premtimi i dhënë për të zbardhur ngjarjen nuk është mbajtur prej tyre.
Më 9 janar të vitit 2004 humbën jetën 28 persona nga rrethi i Shkodrës, në brigjet e Karaburunit në Vlorë. Tetë prej tyre rezultojnë të zhdukur. Viktimat po tentonin të shkonin në Itali për një jetë më të mirë. /Telegrafi/


