Toure: Rodgers i ngjashëm me Wengerin
“E shoh Wengerin te ai (te Rodgers), pasi ai është aq shumë inteligjent. Ai e di si të flasë me lojtarët dhe si të nxjerrë më të mirën nga ta. Ai do ta dëshmojë këtë, pasi ne do ta kalojmë këtë kohë të vështirë”.
“Vetëm shikoni çfarë ai ka bërë për një kohë të shkurtër këtu. Kur ai erdhi Liverpooli ia kishte dalë shumë keq. Ai erdhi dhe e ngriti klubin lartë”.
“Ta ruash nivelin është më vështirë se sa të ngjitesh lart. Mendoj se ai po mëson. Këtë sezon ai po e mëson procesin, por ai do të arrijë atje”.
“Sezoni i kaluar ishte i pabesueshëm. Këtë sezon ka qenë edhe më vështirë. Ne duhet të qëndrojmë me Brendan, pasi ai është një prej menaxherëve më të mirë në Ligën Premier”.
“Në fund të fundit, ai është djalosh i drejtë që punon fuqishëm dhe jep 100 për qind çdo ditë. Si Arsene, ai gjithmonë është aty në stërvitje, duke u përpjekur t’i përmirësojë gjërat. Stili i tij i lojës është po ashtu i ngjashëm. Ai gjithmonë dëshiron ne ta pasojmë topin dhe të vazhdojmë të luajmë, që është shumë e rëndësishme”, ka thënë Toure. /Telegrafi/


