Please enter at least 3 characters.

Tortë “sherbet” kreshmore

2016/12/t.jpg

E lehtë, e shpejtë dhe e shijshme, çfarë mund të kërkosh më shumë nga një ëmbëlsirë?! Përbërësit:* 6 lugë sheqer + 350 g sheqer, * 100 g arra të grira, * 200 g arra të bluara, * 1 lugë pluhur për ëmbëlsira, * 1 filxhan vaj, * miell sipas nevojës, * 200 g margarinë, * 7 katrorë çokollatePërgatitja:1. Në zjarr të dobët karamelizoni 6 lugë sheqer, qiteni një filxhan ujë dhe zieni derisa karamelja të shkrihet.

2. Hiqeni nga zjarri dhe kur të ftohet shtoni arrat e grira, 250 gramë sheqer dhe vajin.

3. Qitni miellin sa të jetë e nevojshme që të përftoni brumë me trashësi mesatare.

4. Shtoni pluhurin e ëmbëlsirave, përzieni mirë dhe brumin ndajeni në dy pjesë.

5. Qiteni miellin në kallëp të lyer dhe piqni dy kore.

Në 100 gramë sheqer shtoni arrat e bluara, margarinën dhe dy katrorë të shkrirë të çokollatës.

Përzieni mirë, lyeni tortën dhe mbulojeni me koren e dytë.

Mbetjen e çokollatës shkrijeni me disa lugë ujë dhe pak margarinë. Me çokollatën e shkrirë lyejini gjithë tortën, transmeton Telegrafi.