Please enter at least 3 characters.

“Toka brenda meje” fiton çmimin “Filmi më i mirë debutant” në Festivalin e Filmit “Tallin Black Nights” në Estoni

2022/11/316950649_520780833428650_1957906614054636683_n.jpg

Filmi i metrazhit të gjatë “Toka brenda meje” me regji të Fisnik Maxville u bë e ditur se ka fituar çmimin “Filmi më i mirë debutant” në Festivalin e Filmit “Tallin Black Nights” në Estoni.

Kjo u njoftua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në një postim të shpërndarë në Facebook.

Ministria në fjalë ka reaguar po ashtu edhe për suksesin e filmit “Nëntor i Ftohtë”, për transmetimin e tij në Netflix.

Filmi "Toka brenda meje" (Foto: Facebook)

Postimi i plotë i MKRS-së (pa ndërhyrje):“Dy suksese të reja të filmave nga KosovaFilmi i metrazhit të gjatë artistik “Toka brenda meje” me regji nga Fisnik Maxville, ka fituar çmimin “Filmi më i mirë debutant” në festivalin e filmit Tallin Black Nights në Estoni, njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Veriore, njëherit edhe festival i kategorisë “A”, i mbajtur përgjatë datave 11-27 nëntor 2022.“Toka brenda meje” është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Federal Office for Culture, Cinéforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage dhe FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Télévision Suisse.Kurse filmi, “Nëntor i ftohtë” me regjisor Ismet Sijarinën, producent Fatmir Spahiun, skenar nga Ismet Sijarina dhe Arian Krasniqi, është bërë pjesë e Netflix International, shërbimit të transmetimit të shfaqjeve televizive, filmave, animacioneve, dokumentarëve, dhe shumë produkteve të tjera kinematografike.Gjithmonë krenarë me punën e artistëve e filmbërësve tanë që janë shndërruar në ambasadorët më të mirë të shtetit tonë.Urime të dy ekipeve të filmit dhe gjithë komunitetit kinematografik të Kosovës.Suksese tutje!”. /Telegrafi/