Please enter at least 3 characters.

Tifozët e Juventusit kërkojnë largimin e Allegrit pas sezonit

2021/11/allegri-1.jpg
185:"FILE PHOTO: Soccer Football - Serie A - Lazio v Juventus - Stadio Olimpico, Rome, Italy - November 20, 2021 Juventus coach Massimiliano Allegri reacts REUTERS/Alberto Lingria/File Photo
7:"REUTERS

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, u rikthye në Torino përpara sezonit aktual, por tifozët po humbasin durimin pas një fillimi të dobët të sezonit dhe tashmë kampanja 'Allegri out' tani është trend në mediat sociale.

Bianconerët janë në vendin e tetë në Serie A pas 14 ndeshjesh, por janë më afër gjysmës së dytë të tabelës sesa katërshes së parë në Itali.

Allegri zëvendësoi Andrea Pirlon në krye të ekipit gjatë verës, pasi ish-mesfushori u shkarkua kur Juventusi përfundoi i katërti në Serie A dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/16-tës.

Juventusi fitoi dy trofe në sezonin 2020-21, duke marrë Superkupën e Italisë dhe Kupën e Italisë, por synonte më lart, pavarësisht rinovimit të skuadrës në Torino.

Pirlo u zëvendësua me Allegrin, i cili ka ndihmuar skuadrën të kualifikohet në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve, por pësoi një humbje të rëndë 4-0 ndaj Chelseat në Londër dhe kështu humbi vrullin në betejën për vendin e parë në grup.

Pas një tjetër pengese ndaj Atalantës në Allianz Stadium të shtunën, tifozët po kërkojnë përgjigje nga lojtarët dhe trajneri në Continassa dhe hashtagu 'Allegri out' është tashmë trend në Tëitter në Itali. /Telegrafi/