Please enter at least 3 characters.

Ti që ushtron fitnes apo je sportist: Ky lajm është për ty!

Me hyrjen në sezonin veror, gjithnjë e më shumë njerëz e rrisin intensitetin e prezencës në palestër dhe stilit të jetesës aktive. 

Në këtë periudhë të përqendrimit te vetja dhe mirëqenia, ushqimi i balancuar dhe i menduar mirë është po aq i rëndësishëm sa edhe vetë aktiviteti fizik.

Një nga produktet që po zë vend të rëndësishëm në rutinat ushqimore të atyre që ushtrojnë, është Zott Protein Pudding – një alternativë e shëndetshme për të gjithë ata që kërkojnë të konsumojnë produkte me vlera të larta ushqyese, pa sakrifikuar shijen.

Çfarë e bën të veçantë Zott Protein Pudding?

Ky produkt vjen me një përmbajtje të pasur prej 20 gramë proteinë për porcion, pa përmbajtje të sheqerit të shtuar, pa laktozë dhe pa gluten.

I formuluar posaçërisht për të përmbushur nevojat e personave aktivë, Zott Protein Pudding është i përshtatshëm për të konsumuar pas ushtrimeve fizike, si vakti ideal për rigjenerimin e muskujve dhe mbajtjen e një ndjesie të qëndrueshme ngopjeje.

Shije e rafinuar dhe përbërje e pastër

Ndryshe nga shumë produkte të tjera në treg, që shpeshherë janë të mbushura me aditivë, konservues apo sheqer të panevojshëm, ky puding arrin të kombinojë shijen e ëmbël dhe kremoze të çokollatës me një profil të pastër ushqyes.

Kjo e bën atë të përshtatshëm jo vetëm për sportistët profesionistë, por edhe për çdo person që ndjek një stil jetese të shëndetshme apo është në kërkim të një vakti të shpejtë, të shijshëm dhe funksional.

Zott Protein Pudding është një zgjidhje praktike për të gjithë ata që stërviten, ndjekin një regjim ushqimor të pasur me proteina, kanë intolerancë ndaj laktozës apo shmangin glutenin.

I përshtatshëm edhe për vegjetarianët, kjo linjë produktesh nga Zott ofron fleksibilitet maksimal në konsum – mund të merret në palestër, në punë, në udhëtim apo si një zëvendësues i shpejtë për një vakt të lehtë.

Në një treg gjithnjë e më të mbushur me produkte “të shëndetshme” që nuk e përmbushin qëllimin e plotë të tyre, është Zott Protein Pudding që arrin të dalë në pah si një produkt që plotëson të gjitha kushtet: përmbajtje të pasur, formulë të pastër dhe shije që kënaq.