Please enter at least 3 characters.

Thyen me gur derën e marketit dhe boshatis arkën, kamerat kapën hajdutin në Pogradec

2021/02/hajn-pogradec.png

Një market është vjedhur me dhunë në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës.

Sipas burimeve konfirmohet që ka marrë një sasi të vogël lekësh, rreth 30 mijë lekë të vjetra.

Nga pamjet e siguruara shihet një shtetas i cili ka thyer me gur derën e marketit dhe ka marrë lekët.

Bëhet me dije se shtetasi është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij nga policia. /Ora News/