Please enter at least 3 characters.

Therin me thikë një person në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohet se të njëjtit kanë sulmuar fizikisht duke e therë me thikë një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:20 në rrugën “Edit Durham”, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit në mbajtje.

“Rr. Edit Durham, Prizren 29.04.2026-19:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se të njëjtit kanë sulmuar fizikisht duke e therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/