Please enter at least 3 characters.

Thaçi uron për harmoni në Ditën ndërkombëtare të familjes

2017/01/Hashim-Thaci-konference-25-janar-foto-Ridvan-Slivova-01-e1517232235301.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti Hashim Thaçi me rastin e 15 majit, Ditës Botërore të familjes, ka uruar për harmoni dhe lumturi.

“Dita e Familjes, 15 Maji, e ka ndërkombëtarizuar rëndësinë e familjes, si themel i çdo shoqërie, duke i promovuar vlerat e saj dhe barazinë gjinore. Edhe bota e sotme ka probleme shoqërore, ekonomike dhe demografike, që prekin familjet në shumë mënyra”, shkruan Thaçi.

Presidenti më tej thekson se duke rritur ndërgjegjësimin për përgjegjësitë individuale dhe kolektive, për gjithçka që na rrethon, mund ta bëjmë vendin tonë një mjedis më të mirë për të jetuar. /Telegrafi/