Thaçi: Kosova medoemos do të jetë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s
07/09/2014
Menjëherë pas përfundimit të takimit, Hashim Thaçi ka shkruar në rrjetin social Facebook, duke thënë se është i lumtur shumë për këtë fitore.
"Uroj ekipin, trajnerin dhe të gjithë tifozet e Kosovës për fitoren e parë zyrtare në historinë e saj".
"Lojërat miqësore në kuadër të kalendarit zyrtar të FIFA's janë të dobishme dhe përmirsimet e ekipit me historinë më të njomë janë evidente. Kosova medoemos do të merr pjesë në kualifikime në kampionate të UEFA dhe FIFA dhe uroj që të ketë shumë replikime të kësaj fitore".
"Faleminderit edhe lojtarëve nga vendi mik i Omanit për vizitën shtetit tonë. Me fat kundër Panamas dhe Kanadas në lojët e rradhës", ishin fjalë e postuara nga Thaçi në Facebook. /Lajmi/Telegrafi/


