Please enter at least 3 characters.

Thaçi: Kam qenë në veri, dhe do të shkoj përsëri

2016/01/f.0831204911673_m.gif

"Do të jetë një zgjidhje kushtetuese, e pranueshme për të gjitha komunitetet. Ne duhet të fokusohemi fillimisht në organizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike. Duhet të vazhdojmë pastaj për të krijuar kushte për pjesëmarrje sa më të gjerë dhe sa më masive edhe të spektrit politik serb, por edhe të gjithë spektrit politik, në veçanti të implementohet marrëveshja e 19 prillit", është shprehur Thaçi.

Sa i përket mos vizitës së tij në Mitrovicë, përkundër paralajmërimeve, ai ka përmendur prezencën e Policisë së Kosovës dhe të doganierëve atje, por nuk ka specifikuar ndonjë ditë se kur mund të vizitojë veriun e Kosovës, transmeton Kosovapress.

"Me rëndësi është ta ndryshojmë gjendjen atje për të mirë, për të krijuar dhe rrethana demokratike, për të vazhduar me investime. Nuk është e domosdoshme. Me rëndësi janë policia e Kosovës, doganierët e Kosovës, të gjitha ekipet ndihmëse. Me rëndësi që po implementohet marrëveshja. IBM është funksionale, kështu që do jetë aktive edhe prezenca jonë. Unë kam qenë disa herë dhe do të jem përsëri", ka thënë kryeministri Thaçi. /Telegrafi/