Please enter at least 3 characters.

Thaçi dekoron shkrimtarin Dritëro Agolli

2016/01/drit-euml-ro-agolli-flet-p-euml-r-ldquo-konfliktin-rdquo-mes-qosjes-e-kadares-euml-lavd-euml-ron-albin-kurtin_hd.jpg

Ambasada e Kosovës në Shqipëri, me anë të një njoftimi për media tregon se nesër, presidenti Hashim Thaçi do ta dekorojë shkrimtarin e njohur shqiptar Dritëro Agolli.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, më 3 tetor, në ora 14:10, do të vizitojë familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli dhe me këtë rast do ta dekorojë shkrimtarin shqiptar për kontributin e tij në letërsinë shqipe, si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Sipas këtij njoftimi, Thaçi po ashtu do të dekorojë edhe personalitet tjera shqiptare nga fusha e kulturës dhe shkencës për rolin e tyre të veçantë në shërbim të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.