Please enter at least 3 characters.

Tetovë: Në shkollën fillore ‘Liria’, mungojnë 60% e librave

2016/01/tetov-euml-n-euml-shkoll-euml-n-fillore-lsquo-liria-rsquo-mungojn-euml-60-e-librave_hd.jpg

Në shkollën fillore ‘Liria’ të Tetovës mungojnë 60% e librave, edhe pse nga kjo drejtori kanë aplikuar në Ministrinë e Arsimit për libra, ata deri më tani nuk kanë marrë të njëjtat dhe u është premtuar se do t’i marrin së shpejti. Drejtoresha e shkollës fillore ‘Liria’, Shpresa Iseni, tha se është e vërtetë se ne kemi një mungesë të librave dhe jemi duke pritur, një pjesë e kemi marrë dhe një pjesë do ta marrim dhe besoj se do të na arrijë së shpejti se ashtu na kanë premtuar.

Iseni u përgjigjë shkurt se ‘përafërsisht kemi mungesë të 60% të librave’.

Në këtë shkollë ka 110 nxënës dhe në mungesë janë përafërsisht rreth 6 mijë libra.

Edhe në shkollat tjera të komunës së Tetovës ka mungesë librash, ndërsa nga ana e ministrisë së asrimit kanë fajësuar drejtorët e shkollave se nuk i paraqesin mungesën në kohë. /Telegrarfi/