Please enter at least 3 characters.

Tetë të vdekur dhe 13 fëmijë të plagosur nga shpërthimi i bombës pranë shkollës në Somali

2021/11/211125054848-01-mogadishu-somalia-blast-11-25-2021-exlarge-169.jpg
265:"Security forces and rescue workers search for bodies at the scene of a blast in Mogadishu, Somalia Thursday, Nov. 25, 2021. Witnesses say a large explosion has occurred in a busy part of Somalia's capital during the morning rush hour. (AP Photo/Farah Abdi Warsameh)
19:"Farah Abdi Warsameh

Të paktën tetë civilë u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën, duke përfshirë 13 nxënës, pasi një veturë vetëvrasëse shpërtheu në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Shpërthimi ndodhi në distriktin Hodan të Mogadishu, pranë dy shkollave dhe rezidencës së ish-presidentit, Abdikasim Salat Hassan, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve Somaleze (SNNA), raporton cnn.

Policia thotë se objektivi ishte një automjet i blinduar që ruante Kombet e Bashkuara, sipas SNNA.

Vargu i shpërthimeve ka qenë i lidhur me grupin famëkeq terrorist Al-Shabaab, i cili në të kaluarën ka marrë përgjegjësinë për disa nga sulmet.

Ndryshe, në fillim të muajit mars, më shumë se 20 njerëz u vranë dhe të paktën 30 u plagosën pas një shpërthimi vdekjeprurës veture në portat e restorantit popullor jemenas Luul. /Telegrafi/