Please enter at least 3 characters.

Tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin, ndalohen dy persona

2020/02/1.1.jpg

Dy persona njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri i Bosnjës, janë ndaluar nga policia pasi të njëjtit kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin me Kosovën.

Arrestimi i tyre ka ndodhur në Leposaviq, pasi që njësiti patrullues ka ndaluar automjetin të cilën ishte duke drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe bashkë-udhëtari i tij shtetas i Bosnjës.

Njësiti patrullues, automjetin dhe të dyshuarit i kanë dërguar në stacion policor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/