Please enter at least 3 characters.

Tendencat e palltove për sezonin vjeshtë-dimër

2016/01/f.0926083648995_m.jpg

Kur vjen vjeshta, temperaturat fillojnë të ulen duke i bërë të nevojshme veshjet e trasha si palltot. Për këtë arsye, stilistët e modës i kanë vënë një theks të veçantë mbi mantelet, duke i bërë ata një nga më të nevojshmet në dollapin tuaj.

Pallto në stilin e meshkujve: copa është e leshtë dhe e rëndë. Kjo pallto ka një prerje të drejtë, pa linja, në mënyrë që të krijojë një pamje mashkullore.

Peliçet e gëzofit: ndoshta ju jeni një fans i peliçeve dhe kjo është një nga tendencat më të mëdha të kësaj vjeshte. Kjo ju krijon një pamje elegante dhe shik.

Pamja retro: në modë gjithçka e viteve të kaluara rikthehet sërish. Ky stil na rikthen në vitet 50, me një bel të ngushtë dhe në formë kove poshtë.

/Living//Telegrafi