Please enter at least 3 characters.

Temperatura pranverore edhe këtë javë

2020/10/dite-vjeshte-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-1-1.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në javën e dytë e tetorit, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të sillen nga 20 deri në 25 gradë Celsius.

Qytetet me temperaturat më të larta për ditën e hënë janë Prishtina,Peja, Gjakova e Prizreni.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Parashikimi i motit për pesë ditë:E hëne - Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.E marte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin shi. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë CelsiusE mërkurë- Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.E premte- Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. /Telegrafi/