Tea: Fisnikun nuk e dashuroj
Tea është së bashku me Veselin edhe Xhensilën dhe po flasin mbi dashurinë në shtepëinë më të madhe televizive të “Big Brother Albania 8”.
Xhensila tregon sesi është ajo kur dashuron, në një moment Xhensila largohet dhe Veseli nuk humb kohë dhe pyet Tean sesi një mashkull mund ta bëj atë për vete? Tea përgjigjet duke i thënë Veselit “se ajo dashurohet me gjerat më të thjeshta dhe me mënyrën sesi një mashkull e bën të ndihet mirë”.
Veseli i tregon Teas “se ka meshkuj që mund ta bëjnë atë të ndihet mirë, por kjo nuk do të thotë që ai e meriton dashurinë e Teas”. Veseli i bën një paralelizëm Teas për ta kuptuar më mirë, duke i thënë që “unë mund të bëj ty të ndihesh shumë mirë, por tani unë nuk ndihej kurrgjë për ty”.
Veseli vazhdon me pyetjet e tij për Tean, ai e pyet atë “se sa kohë i duhet asaj, për ta kuptuar që e dashuron dikë”. Tea i përgjigjet Veselit që kjo është një pyetje e vështirë dhe varet nga njeriu. Tea i tregon Veselit që në momentin që e kupton që është e dashuruar nga ai njëri e vë atë në shumë prova, sepse do të kuptoj se sa duron, sepse do të kuptoi dhe ajo vet se ku mund të arri me atë njëri”.
Tea i tregon Veselit se kur dashuron për të ekziston vetëm ai njëri dhe bën gjithçka për të. Sipas Teas “kur je e dashuruar, duhet të jesh një njëri jo dy, je një skuadër e vogël”. Tea i tregon Veseli se kur kupton që po dashurohet bën shumë kujdes, sepse ajo jep shumë.
Veseli që dëgjon gjithë këto argumente të Teas, i thotë asaj që nuk qenka e dashuruar me Fisnikun. Tea e konfirmon duke i thënë që jo, është thjesht një njëri që e ka bërë të ndihet mirë dhe me të ka komunikuar lirshëm që në fillim.


