Please enter at least 3 characters.

Të zhdukurit në Prizren gjenden pas dy ditësh, kthehen në shtëpi

Personat që ishin raportuar të zhdukur më 10 qershor 2025 në Prizren janë gjetur dhe janë kthyer pranë familjes ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti i zhdukjes ishte paraqitur të martën në ora 18:00 nga një grua kosovare. Menjëherë pas raportimit, njësitë policore kishin filluar hetimet, ndërsa ishte njoftuar edhe prokurori.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktimat kosovarë janë largur nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin me 12.06.2025 viktimat janë gjetur dhe kthyer tek familja”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/