Please enter at least 3 characters.

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

2020/12/auto_policia-6-696x445-1-600x3601609355167-1.jpg

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sonte në rrugën “Gjon Serreçi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për Telegrafin se dyshohet se nga një veturë që ishte në lëvizje ka pasur gjuajtje me armë.

"Rreth orë 20:40 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën 'Gjon Serreçi' në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet që nga një mjet në lëvizje ka pasë gjuajtje me armë", tha ai.

Tutje, Borovci pohoi se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. /Telegrafi/