Të shtëna armësh në Zagreb, plagoset një person në qendër të qytetit – pas intervenimit të policisë arrestohet autori i sulmit
22/10/2025
Të shtëna armësh janë raportuar sot në lagjen Sredishte të Zagrebit të Kroacisë, përballë muzeut të artit bashkëkohor.
Fillimisht ishte raportuar se nga vendi i ngjarjes ishte arratisur autori i sulmit që la të plagosur një burrë, transmeton Telegrafi.
Shumë autoambulanca dhe policë kanë dalë në vendin e ngjarjes, me qëllim që të sigurohen provat për hetime.
E pas një kërkimi intensiv, policia kroate arriti të kap autorin e sulmit që ishte fshehur nga njërën nga hyrjet e ndërtesave përreth.
Bëhet fjalë për Leon Luçiq që shtoi me armë ndaj shtetasi boshnjak Denis Mustafçiq.
Leon Luçiq, një ish-oficer policie dhe aktor amator, u bë i njohur për publikun e gjerë falë rolit të tij në serialin Krim Tim 2. /Telegrafi/


