Please enter at least 3 characters.

Të maskuar dhe me armë dy persona grabisin në Malishevë, rasti po hetohet

Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur rreth 800 euro para të gatshme dhe DVR-në e kamerave një personi.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 02:40, në Malishevë.

Tutje bëhet e ditur se personat e maskuar janë larguar në drejtim të panjohur.

“Është raportuar se dy persona të maskuar nën dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur rreth 800 € para të gatshme dhe DVR-në e kamerave viktimës mashkull kosovar, dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/