Please enter at least 3 characters.

Të hënën seanca e radhës e Kuvendit

2018/07/Kuvendi-i-Kosoves.jpg

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës ditën e hënë.

Në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës thuhet se seanca do të fillojë në ora 10:00, transmeton Telegrafi.

Pikë e rendit të ditës është edhe zgjedhja e kryesuesit dhe dy  anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Rendi i ditës:1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,2. Pyetjet parlamentare,3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik,4. Debat parlamentar lidhur me punën Njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës,5. Zgjedhja e kryesuesit dhe dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,6. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave. /Telegrafi/