Please enter at least 3 characters.

Të gjithë në Kataluni e duan Romën si kundërshtar, koha për hakmarrje nga Barcelona?

2018/12/GettyImages-944400008.jpg
277:"ROME, ITALY - APRIL 10: Daniele De Rossi of AS Roma celebrates after scoring his sides second goal UEFA Champions League Quarter Final Second Leg match between AS Roma and FC Barcelona at Stadio Olimpico on April 10, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona është skuadra favorite për ta fituar këtë edicion Ligën e Kampionëve.

Të udhëhequr nga futbollisti i jashtëzakonshëm Lionel Messi, katalunasit kanë kaluar pa problem Grupin B ku ishin së bashku me Tottenhamin, Interin dhe PSV-në.

Katalunasit kanë kaluar na raundin tjetër dhe të hënën janë në pritje të kundërshtarit të radhës.

Liverpool, Schalke 04, Ajax, Lyon, Manchester United dhe Roma janë kundërshtarët e mundshëm të Barcelonës.

Por sipas një sondazhi nga Mundo Deportivo, tifozët kataluans duan që klubi i tyre të përballet me Romën për hakmarrje.

Dëshpërimi i lojtarëve katalunas pas humbjes shokuese nga Roma. (Photo by Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Barcelona edicionin e kaluar kishte triumfuar në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Romës 4-1 në Camp Nou, por në Olimpico italianët kishin bërë një rikthim të jashtëzakonshëm duke fituar 3-0 dhe duke e eliminuar Barcelonën.

Gjithnjë sipas Mundo Deportivos edhe lojtarët e klubit katalunas dhe stafi i Barcelonës duan një përballje me Romën.

Shorti për raundin tjetër në Ligën e Kampionëve do të hidhet të hënën, ndërsa në Barcelonë tanimë kanë filluar lutjet që kundërshtari i radhës të jetë Roma. /Telegrafi/